Me rastin e muajit të Ramazanit, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka përcjellë urimin e tij deri tek të gjithë besimtarët musliman. Ai thërret në nder dhe përgjegjësi qytetare që të vazhdojmë së bashku në veprimet e rëndësishme në Maqedoni.
“Ju uroi fillimin e këtij muajit të Ramazanit të gjithë qytetarëve në nder të festës Ramazan Bajram. Në emrin tim uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit të ketë qetësi dhe harmoni familjare”- tha Zaev.
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, më tej urimin e tij e vazhdon duke cekur edhe shpresën dhe dëshirën që ky muaj të nxisë vullnet më të fortë në vlerat njerëzore, humanitare, respektit reciprok dhe mirëkuptimit.
“Kur këto vlera të jenë të pranishme, atëherë edhe themelet e shoqërisë janë më të forta”-përmbyll Zaev urimin e tij.
/Almakos.com/