Gjatë vizitës së parë zyrtare si Kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev në Prishtinë ju përgjigj pyetjes se cilën anë e mban Maqedonia dhe se a do të votoj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Ne japim mbështetje të madhe dialogut i cili është i hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim që të zgjidhen të gjitha problemet dhe pyetjet. Kosova duhet të ket parasysh ndihmën e madhe të Republikës së Maqedonisë në të gjitha proceset e veta, por njëherit duhet ta dini dhe ta keni të qartë se edhe Serbia është fqinji jonë”, tha mes tjerash Zaev.
Nga ana tjetër ministri Serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin si reagim kundër prononcimit të Kryeministrit Zoran Zaev në Prishtinë, për inkuadrimin e Kosovës në UNESKO, deklaroi se “Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk e mbajti fjalën”.
“Ashtu edhe sic njoftonte në muajt e kaluar presidenti Aleksandar Vuqiç,kryeministri maqedonas, nuk e mbajti fjalinë e dhënë. Edhe pse i bëri betim publik se shteti që ai përfaqëson do të jetë i përmbajtur kur është në pyetje inkuadrimi i Kosovës në UNESKO dhe se e njëjta do të jetë dëshmi për fqinjësi me Serbinë. Zaev vendosi ta përmbaj Prishtinën. Me këtë Zaev tregoi se Vuçiq i njeh mirë edhe njerëzit po edhe mundësitë dhe se çfarë realisht kryeministri Zaev mendon për Serbinë”, tha Vulin.
“Serbia dhe presidenti i shtetit janë miq të Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj”, porositi ministri Vulin
Deklaratën e Aleksandar Vulin e kanë publikuar të gjitha mediat në Serbi paralelisht me prononcimin e kryeministrit Maqedonas, Zoran Zaev.
Almakos.com
M.I