Problemet e shumta me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet komunale janë shqyrtuar sot në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me drejtorët e përgjithshëm të ndërmarrjeve komunale në organizim të Shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale ADKOM.
Zaev e theksoi gatishmërinë e Qeverisë që së bashku me komunat t’i zgjidh problemet e grumbulluara, në interes të qytetarëve dhe funksionimit më të mirë të ndërmarrjes.
Ai, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, e theksoi rritjen e ndihmës financiare nga ana e Qeverisë, si një mekanizëm, që përmes derdhjes së më shumë parave, të zgjidhen probleme të caktuara rreth funksionimit të ndërmarrjes në nivel lokal.
“Për vitin e ardhshëm me buxhetin themelor, i cili është në debat, përcaktuam 938 milionë denarë para shtesë për shkollat fillore, të mesme dhe kopshtet për fëmijë. Dhe pjesa më e madhe e atyre parave janë sërish për larjen e borxheve. Edhe 200 milionë denarë me riprogramim vendosëm për atë shkallë të decentralizimit. Qëllimi është që me paratë e njëjta, të cilat do të qarkullojnë gjithkund, ta lehtësojmë numrin më të madh të institucioneve.
Shkollat dëshirojnë të paguajnë, por nuk kanë para, ndërmarrjet komunale dëshirojnë t’i paguajë obligimet. Ashtu që përmes këtij mekanizmi do të thithin më shumë para ndërmarrjet komunale, të cilat për ju do të thonë të paguani sa më shumë obligime”, tha kryeministri.
Ai vlerësoi se buxheti u projektua që të mundësojë stabilizim financiar dhe ekonomik të shtetit dhe shprehu bindje se Qeveria është e përcaktuar ta përforcojë vetadministrimin lokal që do ta afrojë vendosjen deri te qytetarët, e pozitivisht të pasqyrohet në punën e ndërmarrjeve komunale.