Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski nuk do të kandidohet
për edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno” në TV 24 lajme.
Zhernovski është pajtuar ta tërheqë kandidaturën edhe pse i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për këtë dhe do ta mbështesë kandidatin e LSDM-së. Për këtë çështje veçmë janë harmonizuar qëndrimet me Zhernovskin, i cili, siç tha Zaev, do ta vazhdojë karrierën politike në pushtetin qendror.
“Me Andrej Zhernovskin shumë vite kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi dakorduar të jetë aktor aktiv në pushtetin qendror. Ka bagazh politik dhe ardhmëri, do të marrë pjesë në pushtetin qendror.
Do ta tërheqë kandidaturën e tij të pavarur dhe do të qëndrojë pas kandidatit të cilin do ta vendosin organet dhe trupat e LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit. Ai me siguri do të jetë një prej anëtarëve të rinj të bordit qendror”, tha Zaev.
Ende është e pasigurt kush do të jetë kandidat i LSDM-së për kryetar të komunës Qendër. Zaev paralajmëroi se vendimi me siguri do të sillet sot në mënyrë demokratike përmes konferencën komunale në Qendër me pjesëmarrjen e udhëheqësisë qendrore.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Alby në lidhje të re dashurie
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV