Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është e kënaqur me përparimin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Unë jam e kënaqur që ka avancim në negociatat mes Athinës dhe Shkupit. Kjo është një çështje dypalëshe dhe të lëmë negociatat të zhvillohen në mes Athinës dhe Shkupit përmes Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Zaharieva në konferencë për media një ditë para se në Sofje të takojë homologun e saj nga Maqedoni Nikolla Dimitrov. Lidhur me takimin e radhës të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate që do të mbahet në Sofje, Zaharieva tha se ftesat për pjesëmarrje të kandidatëve për anëtarësim në më shumë këshilla dhe grupe të ekspertëve janë shenjë se edhe në procesin e para-anëtarësimit, ata duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në politikën e ardhshme të BE-së.
Data 08.05.2024
Aktuale
- Pjesëmarrja deri në orën 17:00: 42,32% në zgjedhjet presidenciale, 46,93% në zgjedhjet parlamentare
- Ish-nën koloneli i Policisë: Politizimi i hetimit të rastit Banjska do të na kthejë prapa
- Arrihet censusi, Maqedonia e Veriut do të ketë president
- Bojmacaliev: MPB-ja garanton zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike
- Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale
- Bleros i doli loti në intervistën me Afronën, sot reagon për herë të parë
- Haziri: Qeveria – shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në KiE
- Banori i Studeniçanit u bë pishman pasi kaloi aparatin e fingerprint, mbeti pa votuar për zgjedhjet parlamentare