Teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është finalizuar dhe pala bullgare nuk ka për qëllim të zhvillojë negociata të reja. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në intervistë për Televizionin bullgar. Sipas saj, Marrëveshja është një faqe e re e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohet edhe shumë punë.
EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE PËR PUNË TË JASHTME E BULLGARISË
“Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë. Në Shkup duhet të vendosin se nëse do të vazhdojnë të jenë të izoluar edhe 11 vite nga fqinjët e tyre dhe nga bota, duke u bërë shumë të mëdhenj, ose dëshirojnë perspektivë dhe zhvillim evropian”.
Lidhur me kërkesat e disa partive opozitare maqedonase që të pranohet ekzistimi i minoritetit maqedonas në Bullgari, Zaharieva thotë se autoritetet në Sofje nuk zhvillojnë negociata me parti, por me Qeveri. Për këtë arsye nga VMRO-DPMNE sot kërkuan nga Qeveria që të mbajë diskutim të hapur në Kuved. Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se Zoran Zaev duhet publikisht të informojë nëse bën marrëveshje në dëm të Maqedonisë.
ANTONIO MILLOSHOVSKI, VMRO-DPMNE
“Kuvendi dhe Qeveria janë përgjegjëse dhe duhet të hapin diskutim publik që të shihet çfarë konkretisht do të nënshkruhet dhe sa do të jetë dëmi nga kjo marrëveshje për Maqedoninë. Mendojmë se ai do të jenë vetëm në interes të palës bullgare. Për kryeministrin e Bullgarisë do të jetë fitore për shkak se nuk njihet populli i Maqedonisë, ndërsa për kryeministrin e Maqedonisë dështim. Kryeministri Zaev pohoi se ky është draft dhe se mund të ketë ndryshime. Tani del se nuk është ashtu”.
Sipas Milloshovskit, senaca e hapur është e domosdoshme për shkak se kur do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, atëherë kjo marrëveshje do të jetë ligjërisht e obligueshme.
Mefail Ismaili /SHENJA/