Të strukur nën hijen e ombrellave, për dy orë radhazi banorët e Butelit protestuan kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e bulevardit “Hrisitjan Todorvski Krposh”, projekt i cili parasheh marrjen e disa metrave hapsirë, që janë pronësi e ndërtesave të asaj lagje. Këtë veprim banorët e cilësojnë si uzurpim të pronës private. Të revolutuar tejmase banorët e asaj lagje thonë se ata aspak nuk janë informuar për sjelljen e një vendimi të këtillë.
“Në radhë të parë nuk jemi të informuar se çfar po ndodh edhe pse kanë thënë se jemi të informuar dhe është bërë anketim, por ne nuk kemi asnjë lloj njoftimi. E dyta është se sipas planit që e kanë, do të vendoset një mur para hyrjes tonë me 2 metër lartësi”, tha njëri prej qytetarëve të lagjes.
Përveç faktit që sipas tyre projekti nuk do të lehtësoj qarkullimin e veturave sepse bëhet fjalë për zgjerimin e vetëm disa metrave të bulevardit, banorët thonë se realizmi i këtij projekti në masë të madhe do të rrezikoj fëmijët që jetjojnë në atë lagje, sepse hyrja e ndërtesës do të shëndrrohet në rrugë.
“Në qoftë se ka këtu tre korsi në njërën anë dhe tre korsi në anën tjetër 9 metra, kryesorja prej semaforeve atje ka 7 metër, ku është qëllimi i kryëtarit të Qytetit që dëshiron të na ndihmon, kur faktikisht vetëm na pengon, dëshiron të na marrë pronë, në këtë anë duhet të hyjnë në pronë private 5 metër”, deklaroi një qytetar tjetër.
“Fëmijët tanë do të jenë të rrezikuar çdo sekond, ose duhet t’i lidhim ata, që t’i mbajmë në distancë 2 ose 3 metra që mos të dalin në rrugë. Apelojmë deri tek të gjitha organet kompetente në shtet që janë, tek kryetari i komunës së Butelit, poashtu edhe tek kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, që të vijnë dhe të na tregojnë çfar do të ndodhë me ne dhe fatin e fëmijëve tanë”, tha një qytetar i kësaj lagje.
Nga të gjitha këto arsye sqarojnë banorët se janë detyruar që të zhillojnë këtë protest. Ata bëjnë apel deri tek Qyteti i Shkupit dhe tek Komuna e Butelit që vijnë dhe t’i infromojnë ata se cili është qëllimi tyre dhe çfar dëshirojnë të arrijnë me këtë projekt.
“Ne si qytetar të këtij shteti, duke mos pasur zgjidhje tjetër, sepse as që jemi informuar nga organet e larta për atë se çfar do të ndodh dhe cili ëshët qëllimi i tyre për zgjerimin e bulevardit, vendosëm që të bëjmë një protest të qetë, që të informohet opinioni dhe organet e qytetit të Shkupit, apo të komunës së Buteli, sepse ende nuk e dimë kush është kompetent”, tha njëri prej qytetarëve protestues.
Banorët njoftuan se kanë përgaditur një peticion dhe një kërkesë që nesër do ta drejtojnë tek tek Qyteti i Shkupit dhe tek Komuna e Butelit, por nëse hasin në vesh të shurdhër, ata thanë se do të vazhdojnë me protestë çdo ditë në mënyrë që ta pengojnë zhvillimin e punimeve.
Emine Ismaili /SHENJA/
Zgjerimi i rrugës shkakton revoltë tek banorët… by tvshenjaofficial