Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se Prokurorisë Speciale publike duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore për skandalet nga materialet e përgjuara. Ai nga Strumica edhe një herë përsëriti qëndrimin e BE-së se PSP duhet patjetër të përfundojë punën për të cilën është themeluar me marrëveshjen e Përzhinos.
“PSP u formua me një qëllim dhe ky është të caktohet përgjegjësia ligjore e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara. Mendoj se PSP-së duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për të finalizuar punën e vetë”, ka thënë Zhbogar.
Powered by WPeMatico