13 September
Kreu i deritanishëm i komunës Qendër Andrej Zhërnovski ka tërhequr kandidaturën e tij si i pavarur për të parin e kësaj komune. Zhernovski në rrjetin social njoftoi se karterin e tij politike do ta vazhdojë në ekzekutiv. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev.
Me Andrej Zhërnovskin për vite të tëra kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, u morëm vesh që të jetë aktorë aktiv në Qeverinë qendrore, së bashku morëm vesh që ai të jetë pjesë në atë pjesë ku ai vlen dhe ka përgatitjen e duhur, la pas vetes projekte serioze. Do jetë pjesë e Qeverisë qendrore , dmth do ta tërheq kandidaturën e tij të pavarur dhe do të mbështes kandidatin të cilin do ta nxjerr në garë LSDM-ja së bashku me partnerët e koalicionit, përmes aktivitetit të tij partiak, me siguri do të jetë pjesëtar I ri i bordit qendror, po flas në mënyrë transparente për marrëveshjet që I kemi arritur- deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Edhepse akoma nuk është zyrtarizuar, LSDM-ja në Qendër garon me drejtorin aktual të Ndërmarrjes Publike “Parkingjet” të kësaj komuna Sasha Bogdanoviq. Por në garën brendapartike të LSDM-së për këtë Komunë janë edhe Sanja Lukarevska drejtore e Drejtorisë për të ardhura Publike dhe ish deputeti Emilijan Stankoviq. Në VMRO për këtë komunë ndër emrat e përfolur janë Tomislav Lazarov dhe deputetja Daniela Rangelova. Partia e kryeministrit Zaev duket se akoma nuk e ka prerë mendjen nëse do të mbështesin kandidatin e BDI-së në Çair apo do të garojnë me kandidatin e vet. Nga Lëvizja Besa paralajmërojnë se me kandidat do të garojnë edhe në Qytetin e Shkupit. Për dallim nga partitë tjera shqiptare, këtë herë BDI duket se do të presë afatin e fundit për të zyrtarizuar kandidaturat për pjesën dërmuese të Komunave. Akoma nuk dihet nëse në Tetovë do të kandidohjë edhe për një mandat Teuta Arifi. Partitë shqiptare BDI-Aleanca për Shqiptyarët dhe Besa deri tani kanë zyrtarizuar bashkëpunimin në Gazi Babë, Manastir dhe Çashkë. Partitë kanë afat që deri më 14 shtator në mesnatë t’i finalizojnë listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarët komunal. Fushata parazgjedhore fillon më 25 shtator. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor.
Vjollca Aliti