Zhernovski tërheq kandidaturën për Komunën Qendër, do të bëhet pjesë e pushtetit qendror (Video)

Kryesore | Publikuar më 13.09.2017 në ora 13:54

LSDM do të propozojë kandidatin e saj për kryetar në Komunën Qendër në Shkup, njoftoi mbrëmë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një interviste për 24Vesti.

Ai shpjegoi se Andrej Zhernovski i cili kandidoi si i pavarur, do ta tërheq kandidaturën e tij dhe do të bëhet pjesë e pushtetit qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhernovski disa herë paralajmëroi se nëse nuk kandidohet nga LSDM, në zgjedhjet lokale do të garojë i vetëm me listën e tij të këshilltarëve.

Akoma nuk dihet kandidati që do të garojë nga radhët e LSDM-së, ndërsa në lojë janë disa emra. Zaevi tha se me Zhernovskin kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyer dhe janë marrë vesh që ai të jetë anëtar aktiv në pushtetin qendror.