12 August
Zjarre aktive në shumë vende. Nga shtabi operativ i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim informojnë se zjarre aktive ka: Në Kavadar në fshatin Mrezicko, Në Kërcovë në fshatin Lavcani, në Gurgunicë të Tetovës, Makedonski brod në fshatin Gresnica dhe Rastes, Në Veles mbi fshatin Bogomila, Në Kriva Palanka në fshatin Dlabocica, Në Strugë në fshatin Bogojci, Në Prilep në fshatin Nikodin- Jasenova Glava.
Sic njoftojnë nga DMSH dy avionë të kësaj drejtorie po intervenojnë në Makedonski Brod dhe në fshatin Rastez. Ndërkaq përveç avionëve nuk njoftojnë për ekipe tjera zjarrfikës të dërguara nëpër terrenet e përfshira nga zjarri.