Zyrtare: Marcelo te Real Madridi deri në vitin 2022

Sport | Publikuar më 13.09.2017 në ora 15:46

Marcelo e ka vazhduar kontratën me Real Madridin nga viti 2020 në vitin 2022.

Los Blancos e kanë konfirmuar vazhdimin e kontratës me lojtarin me një komunikatë për media.

Lojtarit i kishte vetëm 18 vjet kur erdhi në Santiago Bernabeu në vitin 2007 dhe që nga atëherë ka luajtur në 415 ndeshje.

Me zgjatjen e kontratës, Marcelo do të vazhdojë ta ndjekë rekordin e idhullit të tij Roberto Carlos që ka 527 paraqitje me Real Madrid.

Lojtari me mbretërit i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm që fitohen në futboll. /Telegrafi/