​Basha: Pa PD-në nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor

​Basha: Pa PD-në nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor

“Me të vërtetë ka mbaruar dhe duhet të mbarojë që Shqipëria të bëhet si Evropa. Evropa e ka dëgjuar thirrjen tuaj që buçet nga çdo cep i vendit dhe me të vërtetë do ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha në Kavajë, gjatë turit të tij të takimeve me mbështetësit e Partisë Demokratike.

“Mesazhet e Evropës kurrë nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra, Berlini, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka, zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë as sot, as me 30 qershor, as mot.

Ta harrojë klika kriminale. Aq sa bëri zgjedhje pa PD në Kavajë, aq do bëjë më 30 qershor. Ne nuk do lejojmë në asnjë qendër votimi, lagje a fshat, një tjetër proces fals zgjedhor, ku në vend që të diktojë sovrani, krimi dhe kriminelët e Edi Ramës ti detyrojnë shqiptarët të qeverisjen përsëri nga përdhunuesit dhe trafikantët e vajzave, ti detyrojë të qeverisen nga trafikantët e drogës. Jo,. Kjo ditë ka përfunduar njëherë e mirë për Kavajën dhe për Shqipërinë”, deklaroi Basha, shkruan tch.

TAGS