​Emery tregon arsyen e zëvendësimit të Ceballos

​Emery tregon arsyen e zëvendësimit të Ceballos
18:40 | 16 Shtator 2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka treguar arsyen për të cilën e ka zëvendësuar mesfushorin Dani Ceballos.

Futbollisti spanjoll është huazuar këtë verë dhe është ndër lojtarët kryesorë te “Topçinjtë”.

Shumë fansa e kanë kritikuar zëvendësimin e tij në ndeshjen ndaj Watford e cila përfundoi baras 2-2, pasi kjo ka ndikuar në lojën e Arsenalit.

Tekniku spanjoll ka thënë se koha ka qenë e nxehtë dhe kjo ka ndikuar në vendimin e tij.

“Ishte shumë nxehtë dhe na duheshin lojtarë të tjerë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë dhe duhet të shikojmë si t’i forcojmë tre lojtarë”, deklaroi ai. /Lajmi.net/

TAGS