​FIFA rekomandon zgjerimin e Kampionatit Botërorit të Katarit, vendoset në qershor

Shtëpia e futbollit botëror ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kampionatit Botëror, që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.

Kampionati Botëror nga 32 ekipe sa ka aktualisht do të shkojë në 48 gjithsej.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret pas votimit të anëtarëve, gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Paris, që do të mbahet në muajin qershor.

Mbështetja për zgjerimin e turneut erdhi pas takimit të pjesëtarëve të Këshillit Drejtues të FIFA-s në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Një studim fizibiliteti i kryer nga FIFA doli në konkluzionin se, zgjerimi i turneut në Katar do të sillte rreth 400 milionë dollarë të ardhura shtesë.

Nëse kjo ndodh, ka gjasa që disa ndeshje të zhvillohen jashtë Katarit, në shtetet afër këtij vendi. /Telegrafi/

TAGS