​Jolie takon aktorin britanik që ka fytyrën e saj tatuazh në krah

​Jolie takon aktorin britanik që ka fytyrën e saj tatuazh në krah
23:52 | 10 Dhjetor 2019

Angelina Jolie ndoqi shfaqjen “Dear Evan Hansen”.

Aktorja Angelina Jolie ka shkuar në West End të Londrës dhe u takua me anëtarët e shfaqjes “Dear Evan Hansen”, shkruan lajmi.net.

Alex Thomas Smith, aktori 22-vjeçar britanik, u takua me ikonën e tij, dhe doli të ishte një nga ditët më të mira të jetës së tij.

“Sot është dita e jetës sime, bukuroshja Angelina Jolie erdhi tek i dashuri Evan Hansen”, ka shkruar ai pranë postimit në Instagram.

Në një prej fotove Jolie shihet duke e puthur atë në faqe.

Ai tregoi se është një fans i madh i Angelia Jolie dhe madje ka një tatuazh të fytyrës së saj në krah.

“Unë i tregova tatuazhin tim, dhe ajo e donte atë. Më puthi në faqe dhe tha se do të kthehej për të parë shfaqjen time Evan. Unë kurrë nuk do të shërohem nga kjo”, ka thënë Smith./Lajmi.net/

TAGS