​Mbyllen katër lokale të natës në Pejë, një person i arrestuar

​Mbyllen katër lokale të natës në Pejë, një person i arrestuar

Policia e Kosovës mbrëmë në zonën e Pejës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, me ç’rast ka mbyllur katër lokale të dhe ka arrestuar personin me iniciale D.S, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione se fillimisht në një lokal nate në dalje të qytetit, dyshohet se zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, prostitucion, persona të kërkuar nga gjykatat dhe armëmbajtje pa leje.

“Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë marrë urdhrin nga Gjykata Themelore në Pejë, për kontroll-bastisje të lokalit dhe shtëpisë së dyshimtë, në fshatin Vitomiricë. Gjatë bastisjes, Policia ka hasur personin D.S. m/k/sh, i (lindur) 1969, i cili ishte në kërkim nga Gjykata themelore ne Mitrovicë, i njëjti është arrestuar për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegarfi.

“Në këtë lokal janë bastisur të gjithë të pranishmit dhe veturat ne parkingun e këtij lokali, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Vlen të ceket se gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Hyunday’ tek pronari i cili nuk ka pasur dokumente të veturës, andaj Njësiti i komunikacionit rrugor ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe mjetin e ka dërguar ne terminal doganor”.

Sipas Policisë, gjatë këtij kontrolli janë mbyllur katër lokale të natës në zonën e Pejës. /Telegrafi/

TAGS