​Orari i xhiros së 8-të, ndryshon koha kur do të nisin takimet

​Orari i xhiros së 8-të, ndryshon koha kur do të nisin takimet
23:30 | 30 Shtator 2019

Xhiro e radhës në Ipko Superligën e Kosovës pritet të zhvillohet gjatë kësaj mesjave.

Të mërkurën dhe të enjtën priten të luhen takimet e xhiros së 8-të, përjashtim bën këtu ndeshja, Prishtina – Drenica, e cila do shtyhet për arsye të ruajtjes së terenit në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e muajt tetor të Kosovës.

Në këtë xhiro të radhës, krye ndeshja pritet të zhvillohet në Drenas e ku Feronikeli do ta pres Llapin e Tahir Batatinës.

Ndërsa Drita këtë xhiro do ta luajë si vendas ndaj Vushtrrisë, rival ky i papërshtatshëm për gjilanasit.

Në këtë xhiro ndryshim është ora e nisjës së takimeve që do të jetë nga 14:30.

Superliga – java e 8-të

E mërkurë, 2 tetor

14.30 Feronikeli-Llapi

14.30 Dukagjini-Trepça ‘89

14.30 Ferizaj-Ballkani

E enjte 3 tetor

14.30 Drita-Vushtrria

14.30 Flamurari-Gjilani

Prishtina – Drenica, zhvillohet më 16 tetor. /Lajmi.net/ 

TAGS