​Silva: Pasi nënshkrova me Chelsean, PSG më kërkoi të qëndroj

​Silva: Pasi nënshkrova me Chelsean, PSG më kërkoi të qëndroj

Qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva ka befasuar me deklaratën e tij ku ka zbuluar se Paris-Saint- Germain i kishte kërkuar që të qëndrojë edhe pse ai tashmë kishte nënshkruar me skuadrën e Chelseat, përcjellë KosovaPress.

36-vjeçari u shndërrua në një legjendë në “Parkun e Princave” ku ka fituar shtatë tituj të Ligue-1.

“Për të thënë të vërtetën, pas finales së Ligës së Kampionëve u takova me Leonardon dhe kërkova të informohem mbi mundësitë që të vazhdoja qëndrimin në PSG. Pasi aty nuk mora ndonjë sqarim, unë të hënën i dhashë një ‘OK’ Chelseat.”

“Pastaj, kishte një kërkesë që të vazhdoja qëndrimin në Francë, por unë kisha vendosur për të ardhmen time tashmë. Gjithsesi unë jam shumë falënderues ndaj PSG për gjithçka që kanë bërë për mua dhe familjen time”, deklaroi Thiago Silva.