​Vidal zgjedh numrin e fanellës tek Interi, debuton ndaj Fiorentinës

​Vidal zgjedh numrin e fanellës tek Interi, debuton ndaj Fiorentinës

Gjiganti italian Inter, po e mirëpret mesfushorin kilian Arturo Vidal, i cili vjen nga Barcelona dhe sonte pritet të zbarkojë në Milano.

Pas disa javë negociata të vështira, të dyja klubet kanë gjetur pajtimin ndërmjet tyre dhe Vidal i bashkohet skuadrës së Antonio Contes si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

Të hënën Vidal do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa sipas mediave italiane ai ka zgjedhur të bartë numrin 22 në fanellë.

Debutimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme kur Interi ballafaqohet me Fiorentinën në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.