​Vjedhje e rëndë në Ferizaj

Mbrëmjen e së martës, Policia në Ferizaj raportoi një vjedhje të rëndë në këtë qytet.

Sipas raportit policor, thuhet se viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/

TAGS