​Vuçiq: Nuk ka pasur asnjë përparim, bisedime të reja në Paris

​Vuçiq: Nuk ka pasur asnjë përparim, bisedime të reja në Paris

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se në samit nuk ka pasur asnjë përparim.

“Konkluzioni i samitit është të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë, me ndërmjetësimin e BE-së, Gjermanisë dhe Francës”, tha ai.

Ai po ashtu tregoi se Samiti kishte përfundim formal dhe nuk ka pasur votim për asgjë, por se ishte një marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë në korrik.

Më 1 korrik në Paris do të mbahet takimi i radhës për Kosovën dhe Serbinë, i cili do të ftohet nga presidenti francez, Emanuel Macron. /kp/Telegrafi/

TAGS