Plagosen dy persona me armë në Lipjan

Plagosen dy persona me armë në Lipjan

Në orët e vona të së hënës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Lipjan.   Policia e Kosovës ka treguar për Express se dy presona kanë mbetur të plagosur, ku edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.  

“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona te plagosur ne Lipjan, te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia me njesitet e saj ju ka pergjigjur rastin dhe eshte ne proces te ndermarrjes se veprimeve operative dhe hetimore ne funksion te sqarimit te plot te rrethanave dhe motivit te ketij incidenti”, ka thënë për Expres, Daut Hoxha zyrtar për informin në Policinë e Kosovës.