21 Nëntor 2018 / 15:47
Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në leximin e parë kaloi pavarësisht vërejtjeve të opozitës. Zoran Ilievski nga VMRO-DPMNE thotë se kjo masë nuk ofron zgjidhje konkrete pasi bëhen dallime tek qytetarët dhe se shumica e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja dhe ekologjike që do të ndotin më pak ajrin. Sipas tij kjo masë të paktën këtë dimër nuk do të jep efekte.
Nuk duhet të heshtim për këtë problem, duhet të debatojmë dhe të kërkojmë zgjidhje. E dimë që ky problem nuk zgjidhet brenda natës. Nuk duhet vetëm të detektohet problemi por edhe duhet të zgjidhet. Sillen ligje në shpejtësi dhe pa menduar shumë, që ti thuhet popullit se ka ndotje, ja ju sjellim menjëherë ligj, tash për tiketat e veturave, por nuk zgjidhet problemi kështu, problemi është kompleks.”
Ndërkohë, Maja Moraçanin nga Partia e Gjelbërt u shpreh e vetëdijshme se kjo masë nuk do të zgjidhet problemi me ndotjen, por është një nga masat që praktikohet në shumë shtete evropiane
Aspak nuk është populiste kjo masë që parashikohet me këtë ligj. Unë pajtohem se kategoritë sociale duhet të kenë përparësi pa marrë parasysh rendin e paraqitjes. Më duhet tju përkujtoj, mirë që tani flisni për zgjidhjen e ndotjes së ajrit dhe na i tregoni shifrat e automjeteve të vjetra por e dimë kur është bërë importi dhe kush e ka propozuar importin e atyre veturave. Ky është një hap drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit- Maja Moracanin, Partia e Gjelbërt
Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjete përfshin vendosjen e etiketave të kuqe, të verdha dhe të gjelbërta që duhet ti shënojnë standardet evropiane ekologjike. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se nuk do ta aplikojë masën për kategorizimin e automjeteve sepse sipas tij do të bëhej diskriminimin i qytetarëve në baza ekonomike.
Elmedina Aliji
Loading…