Ministria më e re e sistemit politike dhe marrëdhënieve midis bashkësive, e formuar në qershor të vitit të kaluar ka gjithsejtë 1517 të punësuar që nuk shkojnë në punë e as që kanë zyra. Në krye të kësaj ministrie është ish ministri i mjedisit jetësor, Sadulla Duraku i cili deri më tani nuk ka pasur asnjë aktivitet e as që është paraqitur në publik, transmeton Almakos.
Në nivel vjetor për punën e kësaj Ministrie nga buxheti i shtetit harxhohen nga 9.5 milion euro.
SDK ka pyetur Qeverinë dhe Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratës se në cilat hapësira gjendet Ministria e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis bashkësive dhe se a janë kthyer të gjithë të punësuarit pas ndërprerjes së masave për COVID 19. Por, përgjigje nuk ka.
Sipas burimeve të medieve elektronike, 1517 të punësuarit gjegjësisht janë administratorët nga Marrëveshja e Ohrit të cilët me vite nuk shkojnë në punë, ndërsa marrin paga. Me formimin e kësaj ministrie, për to është gjetur vendi i punës, por përsëri nuk duhet që të shkojnë në punë e as të punojnë. Ministria nuk ka as hapësira të saj. Vetëm një zyre në qeveri ka ministri Duraki, të cilit i takon edhe një veturë zyrtare. Ka pasur një plan që kjo ministri të vendoset në ndërtesën e Radio Televizionit të Maqedonisë, por kjo gjë deri më tani nuk është realizuar. /Almakos/