1 ton kanabis në ishullin grek, kutitë me drogë u fshehën në shpellë

1 ton kanabis në ishullin grek, kutitë me drogë u fshehën në shpellë

Departamenti i antidrogës së rojës bregdetare greke ka zbuluar sot një sasi prej 1 ton kanabis në vendin Piperi të ishullit Alonis, në Detin Egje.

Lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit. Besohet se kjo është njëra prej sasive të transportuara në bordin e dy gomoneve të sekuestruara prej rojës bregdetare greke, në bashkëpunim me policinë turke dhe Frontex.

Një tjetër gomone u sekuestrua në ishullin Agjistri një ditë më parë, por fillimisht agjentët nuk gjetën drogën, edhe pse informacionet paraprake bënin me dijeni se në dy gomonet ishte ngarkuar sasia prej më shumë se 2 tonë kanabis.

Gjatë aksionit, njëra prej gomoneve shkarkoi një sasi të drogës në brigjet turke, ndërsa pjesa tjetër u hodh në det prej trafikantëve gjatë ndjekjes.

Burime policore thane se gjetja e sasisë 1 ton kanabis, pak orë më parë, tregon se informacionet e antidrogës ishin të sakta dhe lënda narkotike po dërgohej në Turqi.

Gjetja e saj “lidh” akuzat ndaj 4 shtetasve shqiptarë të arrestuar në bordin e dy gomoneve të ndaluara gjatë 4 ditëve të fundit./tch