10 emrat më të përdorur deri më tani për vitin 2019

10 emrat më të përdorur deri më tani për vitin 2019

Zgjedhja e një emri për fëmijën tuaj mund të jetë një detyrë shumë e vështirë. Disa zgjedhin një emër tradicional ose modern, disa të tjerë një emër unik, si dhe ka nga ata që preferojnë që ai të jetë me një domethënie.

Nëse jeni duke kërkuar një emër të veçantë për foshnjën tuaj, mund t’i hidhni një sy faqes, Nameberry, e cila ka listuar 10 emrat më të përdorur deri më tani për vitin 2019.

Sipas Nameberry, lista u realizua duke marrë në konsideratë publikimet e emrave që janë postuar  në faqë.

Për vajzat, në vendin e parë ka dalë si më i përdorur emri Posie, një emër i ëmbël, ndërsa në vitin 2018, renditej emri Olivia ku këtë vit ka zbritur në vendin e tretë. Ndërsa në vendin e dytë është renditur emri Isla.

Ndërsa me poshtë renditet emri  Aurora dhe Maeve, të cilat kanë pësuar rritje falë komedisë së fundit të Netflix, “Sex Education”.

Tek lista e meshkujve emri që renditet si më i përdorur deri më tani për vitin 2019 është ai Milo që është frymëzuar nga shfaqja televizive This Is Us, nga aktori Milo Ventimiglia.

Në vendin e dytë renditet Jasper, dhe më pas vjen Atticus.

5 emrat që kyresojnë për vajzat

1. Posie

2. Isla

3. Olivia

4. Aurora

5. Maeve

5 emrat që kryesojnë për meshkujt

1. Milo

2. Jasper

3. Atticus

4. Theodore

5. Asher

TAGS