10 futbollistët më të mirë të kësaj dekade

10 futbollistët më të mirë të kësaj dekade
23:17 | 31 Dhjetor 2019

Fundi i vitit 2019, po shënon edhe fundin e kësaj dekade.

Gjatë kësaj kohe, kemi parë tri kombëtare që kanë arritur lavdinë në Kupat e Botës, Real Madridin që bëri histori në Ligën e Kampionëve, dhe me Juventusin që vazhdoi dominimin në Serie A.

Në aspektin individual, ishte Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që ‘sunduan’ në këtë sport.

Daily Mail ka bërë një listë me 50 lojtarët më të mirë të kësaj dekade, bazuar në performancat e tyre.

Dhjetë më të mirët, i gjeni në pjesën e mëposhtme:

  1. Robert Lewandowski – Borussia Dortmund, Bayern Munich, Poloni
  2. Gareth Bale – Tottenham, Real Madrid, Uells
  3. Xavi – Barcelona, ​​Al Sadd, Spanjë
  4. Sergio Aguero – Atletico Madrid, Manchester City, Argjentinë
  5. Luis Suarez – Ajax, Liverpool, Barcelona, ​​Uruguai
  6. Luka Modric – Tottenham, Real Madrid, Kroaci
  7. Sergio Ramos – Real Madrid, Spanjë
  8. Andres Iniesta – Barcelona, ​​Spanjë
  9. Cristiano Ronaldo – Real Madrid, Juventus, Portugali
  10. Lionel Messi – Barcelona, ​​Argjentinë

/Lajmi.net/

TAGS