10 këshilla për të përgatitur lëkurën për pranverë

10 këshilla për të përgatitur lëkurën për pranverë

Me ardhjen e pranverës ndryshon gjithçka. Gjendja e brendshme shpirtërore është shumë e mirë pasi mbizotërojnë ditët e ngrohta dhe dielli ndriçon në zemrat tona.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për pamjen. Hiqni nga gardëroba veshjet me ngjyra të errëta dhe rrobat e trasha të dimrit, në mënyrë që t’ua lini vendin ngjyrave pranverore.

Duhet pasur parasysh makijazhi, kujdesi për trupin, për fytyrën, për flokët. Zbuloni se çfarë duhet të ndryshoni për të hequr vellon gri të dimrit.

Disa njerëz i duan ndryshimet, të tjerë i urrejnë ato. Ndërsa, për sa i përket ndryshimit të stinëve, të gjithë bien në një mendje për pasojat që sjell, disa prej të cilave reflektohen edhe në lëkurë. Me ardhjen e pranverës ju duhet të ndryshoni edhe mënyrën e jetesës, të mbrojtjes nga agjentët e jashtëm, të përshtateni, të ndryshoni gjithçka, në mënyrë që të keni një lëkurë sa më të bukur.

Ky proces ndodh në çdo stinë, kështu që as pranvera nuk bën përjashtim.

Këto janë disa nga këshillat të cilat do t’ju ndihmojnë që ndërrimi i stinëve të përjetohet sa më lehtë dhe të shndërrohet në kënaqësi.

Mëso se si të përgatisësh lëkurën për ardhjen e pranverës

Dimri është i ftohtë dhe i ashpër. Kjo gjë ndikon edhe te lëkura, e cila përballet me faktorët e jashtëm. Duke qenë se pranvera është stina që pason dimrin, atëherë lëkura mund të qetësohet, nëse ju tregoni kujdesin e duhur ndaj saj.

1.Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me xhel pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.

2.Pastrimi i lëkurës si dhe hidratimi janë procese të rëndësishme, përmes të cilave lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur. Në ditët e ngrohta fokusohuni tek hidratimi.

3.Fytyra duhet hidratuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, duke qenë se pas dimrit lëkura është e thatë. Kështu ajo do të bëhet e butë dhe e freskët. Gjithashtu, duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës gjatë ditës.

4.Tonifikimi i lëkurës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

5.Elementi thelbësor për të pasur një lëkurë të bukur është maska. Aplikimi i maskës në fytyrë ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Lëkura duhet të jetë e pastër kur të bëhet maska dhe duhet mbajtur 10 deri 15 minuta.

6.Kujdes i veçantë duhet treguar për zonën rreth syve, për shkak se lëkura është më e ndjeshme. Nëse nuk kujdeseni për këtë, do të keni një pamje të lodhur. Aplikoni kremine përshtatshëm kundër rrudhave për këtë zonë dhe për rrathët e zinj, duke siguruar hidratimin e duhur.

7.Përdorni “Primer”

Ky produkt është i domosdoshëm. Ndihmon në një përhapje më të lehtë dhe në një qëndrueshmëri me të gjatë të grimit në lëkurën tuaj.

8.Edhe buzët janë shumë të ndjeshme. Si fillim këshillohet përdorimi i një balsami ushqyes.

9.Hiqni dorë nga kremi pudër

Përdorimi i kremit pudër në ditët e ngrohta është i rëndë për lëkurën tuaj. Kjo periudhë është e duhura për përdorimin e kremrave BB dhe jo CC.

TAGS