“10 mijë funte çdo muaj, për 30 vjet”: E la punën një ditë pasi kuptoi lajmin e madh, 24-vjeçari tregon se si do t’i shpenzojë paratë

“10 mijë funte çdo muaj, për 30 vjet”: E la punën një ditë pasi kuptoi lajmin e madh, 24-vjeçari tregon se si do t’i shpenzojë paratë

Fituesi i një lotarie “10 mijë funte çdo muaj, për 30 vjet” ka zbuluar sesi ai e la punën e tij në Amazon një ditë pasi ai gjeti se ishte fituesi, duke dhënë arsyen e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dean Weymes (24), i cili punonte në departamentin e transportit për gjigantin e shitjes me pakicë mbërriti në punë si normalisht në 7 të mëngjesit në 30 korrik.

Por kur ai bëri pushimin e tij të parë të ditës, ai mendoi me vete: “Nuk kam pse të jem këtu nëse nuk dua të jem këtu”.

“Unë bëra pushimin tim të parë pas orës 11 të mëngjesit, dola jashtë, nxora telefonin tim dhe kontrollova numrat e mi dhe zbulova se kisha fituar”, tha ai sot.

“Pushimi im është 15 minuta, por mendoj se bëra një abuzim pushimesh, mendoj me rreth 10 minuta. U ktheva brenda, u ula në kompjuterin tim për pesë minuta dhe thashë ‘jam i lodhur’ dhe shkova në shtëpi.

“Të nesërmen shkova për t’u larguar dhe u thashë që duhet të largohem – ata thanë se duhet të plotësoja formularin, ku edhe duhej të jepja arsyetimin”.

“Unë shkrova ‘fitova Lotarinë/pensionin”.

Përveç tjerash, djaloshi nga Peterborough, i cili studionte Video dhe Film në universitetin në Dundalk, në Irlandë, tha që shpreson të përdorë fitimet e tij për të ndihmuar vëllain e tij me autizëm, Robert.

Ai gjithashtu shpreson të realizojë ëndrrën e tij të përjetshme për shkrimin e skenarëve.

TAGS