10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ja sa janë rastet e reja

10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ja sa janë rastet e reja

Dhjetë persona kane humbur jeten në 24 orët e fundit në Kosovë.



Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tani kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë./Gazeta Express