100 ml uthull hidhni në rrobalarëse para çdo larjeje, truku që bën mrekulli

100 ml uthull hidhni në rrobalarëse para çdo larjeje, truku që bën mrekulli

Kaherë kemi dëgjuar që uthulla nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë, mirëpo a e keni ditur se mund t’ju ndihmojë në larjen e rrobave?

Përgjigjja, fshihet në pesë karakteristikat më të fuqishme të këtij lëngu:

1. Zbut rrobat

Është shumë me rëndësi te larja, posaçërisht kur është fjala për rrobat shumë të forta apo të thurura dendur.

2. Eliminon njollat

Uthulla me lehtësi eliminon njollat nga djersa dhe yndyrat e disa pemëve.

Vërejtje: Kur eliminoni njollat nga pemët, para larjes fërkon njollën me uthull, pastaj në vendin e caktuar për zbutës shtoni edhe 50 ml uthull.

3. Eliminon aromat e pakëndshme

Shtoni 100 ml uthull në vendin e caktuar për zbutës dhe do të eliminoni të gjitha aromat e pakëndshme nga gardëroba, perdet, mbulesat…

4. Eliminon njollat e ndryshkut nga rrobat

Njollat më të forta janë vërtet ato nga ndryshku. Nëse ju shfaqet ndryshku në rroba, përzieni pak uthull dhe kripë të trashë dhe fërkoni në njollë. Pastaj lani rrobën në mënyrë të zakonshme.

5. Mbron rrobalarësen, pengon shfaqjen e shtesave të bardha nga gurëzit dhe shfaqjen e mykut

Bashkë me gjithë këto përparësi do të kurseni edhe mjaft para, sepse uthulla është shumë më e lirë se zbutësit, ndërsa me atë rast do të shmangni përdorimin e kimikalieve.

TAGS