104 persona shkelin orën policore gjatë festave

104 persona shkelin orën policore gjatë festave
Tash esht Koha

Gjatë ditës së dytë të karantinës së plotë, qytetarët lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Shkupit. Ka të hapura edhe shitore, ku disa persona presin radhën. Disa fëmijë shëtisin me biçikletë, të tjerë luajnë futboll nëpër lagje. Ka prej tyre që mllefin ndaj ndalesës së lëvizjes së lirë e shprehin me muzikë.

Një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, në komunën e Çairit nuk mbeti e zbrazët as në ditën e dytë të Bajramit.

“Vetëm pak metra nga post blloku policor, në një nga lagjet e Shkupit mund të vish lirshëm të blesh hamburger në pikë të ditës, gjatë orës policore.”

Nga MPB thonë se po mbajnë situatën nën kontrolle. Ministri i brendshëm Naqe Çulev shkroi se
dje për mos mbajtjen e maskave nga ora 5 deri në ora 11, policia shqiptoi 82 gjoba dhe jo vetëm.

Nga dje ora 11 kur filloi ora policore deri sot në mëngjes, ndalesën e lëvizjes së lirë nuk e respektuan 104 persona. Prej tyre 76 persona u arrestuan dhe ndaj të tjerëve do të merren masat përkatëse – Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë vendin janë firmosur 29 vendime për izolim, dhe 13 të tjera për vetë izolim. Ndërkaq, në karantinë shtetërore janë dërguar 23 persona të riatdhesuar. Kamera jonë, xhiroi edhe në Kumanovë dhe Haraçinë situatë të ngjashme të mos respektimit të orës policore. Kjo ndalesë e lëvizjes së plotë 42 orësh do të vazhdoj deri të martën në 5 të mëngjesit.

Adnan Qaili

Tash esht Koha