12 emrat që Liverpooli po i mendon për fazën e sulmit

12 emrat që Liverpooli po i mendon për fazën e sulmit
8:55 | 22 Maj 2019

Liverpool do të kërkojë një sulmues në dritaren e transferimeve të verës, por Jurgen Klopp nuk po kërkon të shpenzojë shumë për këtë fazë.

Daniel Sturridge do të jetë një transferim i lirë pasi të përfundojë kontrata e tij dhe Klopp dëshiron një tjetër alternativë për Divock Origi dhe Rhian Brewster që janë ende në zhvillim.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë dyshja e paprekur te ‘Të Kuqtë’, që luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve këtë edicion, përcjell lajmi.net.

Trajneri gjerman ka pasur nën vëzhgim 12 lojtarë në fazën e sulmit, prej tyre vetëm njëri do ta ketë fatin ta vesh fanellën e Liverpool.

Skuadra e L’pool e do domosdoshmërisht trofeun e Premier Ligës, e cila mungon tash e 30 vite.

Më poshtë lista e 12 lojtarëve që janë vëzhguar nga Jurgen Klopp e që do kërkojë transferimin e njërit prej tyre:

Bertrand Traore – Lyon
Maxwel Cornet – Lyon
Samuel Chukwueze – Villarreal
Ryan Fraser – Bournemouth
Hakim Ziyech – Ajax
Timo Werner – Red Bull Leipzig
Joao Felix – Benfica
Nicolas Pepe – Lille
Julian Brandt – Bayer Leverkusen
David Neres – Ajax
Felipe Anderson – West Ham
Maxi Gomez – Celta Vigo. /Lajmi.net/

[embedded content]