12 gjërat nga të cilat shqetësohen më së shumti personat në të njëzetat

12 gjërat nga të cilat shqetësohen më së shumti personat në të njëzetat

Për çfarë arsye brengoseni më së shumti? Epo, nëse jeni në të njëzetat, përgjigja është se me siguri brengoseni për shumë gjëra dhe tërë kohën.

Hulumtimet e reja tregojnë se të njëzetat janë periudha ku brengosemi më së shumti në jetën tonë, ndërkaq 75% e të rinjve thonë se ndihen të brengosur tërë kohën,

Pra, “lajmi i mirë” është se nëse ndiheni të stresuar, nuk jeni të vetmit.

Por, cilat janë gjërat për të cilat më së shumti brengosen personat në të njëzetat e tyre?

Më poshtë e keni listën me 12 brengat më të mëdha që i preokupojnë personat në këtë fazë të jetës.

– E ardhmja
– Siguria financiare
– Shëndeti/vdekja e një të afërmi
– Shëndeti personal
– Sigurimi i vendbanimit
– Siguria e punës
– Ndryshimi i klimës
– Ekonomia
– Krimi
– Dhuna
– Frika personale nga vdekja
– Paqëndrueshmëria politike.

TAGS