15 ‘profesorët’ e pamoralshëm…

15 ‘profesorët’ e pamoralshëm…

Shkruan: Driton Maliçi

Njerëzit e moralit publik – Anketa me 300 studentë që nxjerr 15 profesorë të pamoralshëm është shumë shqetësuese!

Në kohën kur të gjithë sytë janë drejtuar nga fshesa e Zaevit, zgjedhjet në Europë, deklaratat tendicioze të Kosovës dhe Sërbisë në lidhje me arrestimet në veri, çështja e 15 profesorëve të pamoralshëm sikur po kalon pa u vërejtur,edhe pse në esencë lajmi e ka efektin e vet.

Në institucionet e dijes, që njëri është ë fituar me gjak kurse tjetri si rezultat i mençurisë që sot po nënçmohet pikërisht nga ata njerëz, që i kanë gjetur të gatshme këto institucione arsimore të fituara me shumë mund i njollosin me çështjen më të ndishme- moralin!

Në sistemet e avancuara janë tre kategori njerëzish që askundi nuk mund të gjejnë vend: injorantët, të korruptuarit dhe të pamoralshmit, kurse tek ne është e kundërta. Pikërisht për shkak të injoranteve dhe të pamoralshëmve njerëzit adekuat nuk mund të kyçen në vendet e duhura.

Njerëzit e moralit publik, që për çdo imtësirë analizojnë, reagojnë në publikë, kurse këtu me 15 profesorët e pamoralshëm, le që nuk reagojnë por as nuk distancohen. Të reagosh për deklaratat e Biljana Vankovskës, iftarët publike, veshjet e femrave, etj etj, kurse të mos reagosh ndaj profesorëve të pamoralshëm, të mos distancoheni nga ato, nuk është asgjë përveç se një demon shurdh memec.

Intelektualët e vërtetë janë pikërisht ato që e thonë të vërtetën sado që e hidhur që të jetë ajo.
Anketa me 300 studentë që nxjerr 15 profesorë të pamoralshëm është shumë shqetësues. Nëse në anketë do të merrshin pjesë 1000 studentë, numri me siguri do të ishte 50. Por, heshtja e akademisë ndaj këtyre institucioneve është po aq shqetësuese sa vetë lajmi i profesorëve të pamoralshëm. Heshtja e profesorëve nënkupton shumë. Studentet që janë pjesë e këtyre institucioneve padyshim se janë njollosur me këtë, duke mos harruar se cështja e moralit është cështje shumë e rëndësishme brenda shqiptarëve… në të ardhmen ato studente ndoshta edhe do të pyeten se mos vallë kanë qenë të ngacmuara seksualisht nga ndonjë profesor …

Studentët janë amaneti i profesorëve dhe si të tillë duhet të trajtohen, jo të turpërohen dhe të nënçmohen nga profesorë të kompleksuar dhe të frustruar!

Institucionet përkatëse sa më shpejtë ti pastrojnë profesorët e pamoralshëm, kushdo që janë ata, të ngritin zëri dhe kjo çështje të alarmohet sa më shumë. Kjo përveç që i ka njollosur vajzat nëpër këto institucione i ka shqetësuar edhe prindërit e tyre, që me siguri nuk do të jetë rehat. Profesorët e pamoralshëm po shkatërrojnë një shoqëri..

“Akademia intelektuale” që ka me qindra profesorë , ku çdokush e ka gjetur një far komoditeti të rehatisë së vet, që të keqën e huaj nuk e ndjen në lëkurën e vet, njëherit edhe mosreagimi për çështjen në fjalë e bie në dyshim edhe intelektualitetin e tij… në esencë intelektualët janë të guximshëm dhe e flasën gjithmon të vërtetën..

Nëse nuk largohen profesorët e pamoralshëm duhet të bojkotihen si institucione për studentët e rinj.. vetëm në këtë mënyrë duhet të ngritet vetëdija kolektive për të bërë ndryshime… Mos harro sot unë, nesër ti.

Nëse nuk mohohet anketa nga ana e institucioneve atëher këto anketa pohohen.
Kjo çështje në esencë është çështje shumë e shqetësuese, normale kuptohet vetëm për njerëzit e pamoralshëm.

#metoo për ngacmime seksuale në Amerikë u aktualizua atëherë kur VIP -at filluan të tregojnë përvojat e tyre, kurse kur njerëzit e rëndomtë qanin hallin e tyre askush nuk ia varte veshin..

Uroj te mos ndodh e njejta tek ne… se me këtë formë njeriu nënçmohet shumë..

Të njollosësh femrën, e ke njollosur kombin.