15 vjeçarja u detyrua të kryente marrëdhënie për më shumë se 1 vit, dyshohet se Doga abuzoi dhe me 2 të mitura të tjera

15 vjeçarja u detyrua të kryente marrëdhënie për më shumë se 1 vit, dyshohet se Doga abuzoi dhe me 2 të mitura të tjera

“News24” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga një 65-vjeçar, i cili përfshiu në krim edhe 3 të rinj.



Historia tronditëse u zbulua sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ edhe përmes dëshmive të babait, vëllait dhe drejtorit të shkollës. Ndërsa në studio u zhvillua një debat për çështjen, gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për katër të dyshuarit për abuzimin e vajzës.

Prova më e fortë e fajësisë ndaj 65-vjeçarit dhe tre të tjerëve janë videot intime të realizuara më të miturën. Neës24 ndërkohë disponon të plotë edhe dëshminë e 15-vjeçares, por për arsye etike nuk do të flasë për mënyrën sesi ajo u abuzua.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se vajza është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj për më shumë se 1 vit. Ajo rrëfen se ish-roja i shkollës e kërcënonte vazhdimisht që t’i bindej, ndërkohë që u detyrua të kishte marrëdhënie dhe me djemtë e tjerë, nga frika se videot e saj intime do të bëheshin publike. Në dëshminë e saj vajza akuzon Abaz Dogës, se ka abuzuar me dy të mitura të tjera, njëra prej të cilave është detyruar të largohet më familjen jashtë vendit.