Në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, nga një njësit policor në një pikëkontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit D.J., 17- vjeçar, i është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishekë.
Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gazë, prodhim gjerman.
I dyshuari D.J., 17- vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedure të rregullt dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim.