17 vjeçari shqiptar përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja

17 vjeçari shqiptar përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Çermë të Shqipërisë, ku një i ri 17 vjeçar (pa patentë) ka përplasur një 64 vjeçar që udhëtonte me biçikletë në aksin e njohur si tre urat e Çermës.

Për pasojë 64 vjeçari ka mbetur i vdekur, ndësa i riu që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia sqaron se ka arritur ta kapë minorenin si dhe ka dhënë inicialet e viktimës e autorit të aksidentit.

“Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë”-njofton polcia.