20 vjet nga qëndrimi i Ronaldos në Kosovë (FOTO)

20 vjet nga qëndrimi i Ronaldos në Kosovë (FOTO)

Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, fenomeni Luis Nazario De Lima Ronaldo i pati bërë vizitë Kosovës.

Ronaldo qëndroi më konkretisht në Gjakovë si pjesë e Caritasit Italian.

Gjatë kësaj vizite ai kishte dhënë një donacion për shkollën “Mustafa Bakia”.

Ai u prit si hero dhe u përcoll nga një numër i madh i qytetarëve në rrugë.

Braziliani në atë kohë ishte pjesë e Interit dhe ishte shpallur “futbollist i vitit”.