Alsat 2020-03-26T19:25:08+01:00
Regjistrohet i prekuri i parë nga virusi korona në qytetin e Tetovës. Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 24 raste të reja, duke e çuar në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19 në vend. Gjithsej me virusin korona janë prekur 9 qytete ndërsa numri më i madh vazhdon të jetë në qytetin e Shkupit, me 123 raste.
Numri i infektuar nëpër qytete
Shkup – 123 raste
Dibër -43 raste
Kumanovë -15 raste
Shtip -8 raste
Ohër -3 raste
Veles – 3 raste
Kavadarc -2 raste
Prilep -2 raste
Tetovë – 1 rast
Gostivar 1 Rast
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se që nga java e ardhshme në vendin tonë to të realizohen testime mobile në vende ku dyshohet për pacient të infektuar me Covid-19. Filipçe, informoi se javës tjetër pritet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste.
Nga java e ardhshme do të jemi gati dhe do të realizojmë edhe testime mobile. Këto ditë kemi realizuar përgatitje. Sot dhe nesër, si dhe gjatë vikendit do të selektohen grupe më të mëdha, sipas mendimit të epidemiologëve në zona dhe qytete ku mendojmë se duhet të aplikohet kjo masë- deklaroi Venko Filipçe- Ministër i Shëndetësisë.
Klinika për Sëmundje Infektive ka informuar se edhe dy pacientë kanë rezultuar negativ në testet e fundit që u janë bërë, duke e çuar në tre numrin e personave të kuruar nga COVID-19. Pacientët janë në kurim shtëpiak. Ministria e Punëve të Jashtme informoi se tashmë është organizuar kthimi i 42 qytetarëve nga Sllovenia dhe 27 të tjerëve nga Turqia.
Ministria e Punëve të Jashtme
“Sot në mëngjes (e enjte, 26 mars 2020) u organizua kthimi i 42 shtetasve maqedonas në vendin e tyre, me 16 vetura, ata do të vendosen nën karantinë të detyrueshme në përputhje me masat mbrojtëse pandemike. Në të njëjtën kohë, po organizohet një shërbim autobusi për kthimin e 27 shtetasve maqedonas nga Stambolli.”
Numri i të izoluarve në vend ka mbërritur në rreth 10 mijë, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit korona është tre. Statistikat e dikasterit të Shëndetësisë tregojnë se 50,59 % e të infektuarve në vendin tonë janë meshkuj dhe 49.41 % janë femra. Përqindje më e lartë e të infektuarve rezulton në grup moshën prej 50 deri 59 vjeç.
Përgatiti: Evi Shkopi
Loading…