Festim në vendin e lindjes me rastin e shpalljes së Nënë Terezës Shenjtore

Pas shpalljes së Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan, gjatë kësaj jave në Maqedoni do të mbahen shumë ngjarje dhe manifestime në suaza të festimit në vendin e lindjes “Ditët e të shenjtës Nënë Tereza”, njofton MIA.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në qendrën e Shkupit sot do të ndahen statuja me figurën e Nënë Terezës së shenjtë dhe mirënjohje për organizatat humane dhe personalitetet humane të cilat kohëve të fundit janë treguar në fushën e humanizmit, ndihmës dhe zvogëlimit të vuajtjeve njerëzore. Manifestimin e organizon Asociacioni qytetar “Shkupjanja Nënë Tereza”
Kisha katolike në Shkup sot organizon adhurim tërëditor, ndërsa dje me rastin e kanonizimit të Nënë Terezës për Shenjtore u mbajt meshë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në suaza të festimit nesër në Akademinë e Shkenca dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet akademi solemne për figurën dhe veprën e Nënë Terezës.

Të shtunën më 10 shtator do të mbahet liturgjia e shenjtë e udhëhequr nga kryepeshkop i Beogradit, Stanislav Hoçevar.

Manifestimi qendror – mesha e shenjtë është planifikuar të mbahet të dielën më 11 shtator në sheshin “Maqedonia” e udhëhequr nga kardinali i Sarajevës, kardinali Vinko Puliq.

Organizator i manifestimit është Peshkopata e Shkupit, nën patronazhin e presidentit të Republikë së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nga qyteti i Shkupit paralajmëruan se do ta ndihmojnë festimin me një milionë denarë.

Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza dje në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan ishte shpallur Shenjtore nga ana e kreut të Kishës katolike, Papa Françesko.
Në kanonizim ka marrë pjesë delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë, i udhëhequr nga presidenti Gjorge Ivanov, . Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryeministri Emil Dimitriev, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Kulturës, Nikolla Poposki dhe Elizabeta Kançeska Milevska, liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, përfaqësuesit e Kishës katolike në Republikën e Maqedonisë dhe të Kishës ortodokse të Maqedonisë – kryepeshkopia e Ohrit, si dhe përfaqësues të familjes së Nënë Terezës.

Karakteri i saj çudibërës ishte i pranuar nga kisha katolike, ndërsa ceremonia e lumturimit të Nënë Terezës, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë. Me shërbimin solemn udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Xhon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski.

Nënë Tereza vdiq në ditën e sotme në vitin 1997 në Kalkutë të Indisë. E lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 si Agnesë Gonxhe Bojaxhiu. Në vitin 1979 e fitoi çmimin Nobël për paqe për veprimtarinë e gjërë të jashtëzakonshme në ndihmesë të të sëmurëve, të varfërve dhe njerëzve fatkeq në botë.