Më shumë se 22 000 fëmije rezultojnë ende të pa vaksinuar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Arsimit dje kishte paralajmëruar se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga sot do të fillonin vaksinimi i nxënësve. Ndërkohë pikërisht sot në mëngjes autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se vendimi i djeshëm nga ana e ministrisë është dhënë shumë vonë, prandaj ata nuk mund të arrijnë në kohë të bëjnë gati listat e shkollave prej ku do të fillojnë vaksinimet dhe kanë kërkuar kohë deri të hënën.
The post 22 mijë fëmijë mbeten ende pa vaksinuar në të gjithë vendin appeared first on ALSAT-M.