I gjithë kombi shqiptarë sot shënon 111 vjetorin e Kongresit të Manastrit, i cili u mbajt ndërmjet datave 14 – 22 nëntor të vitit 1908. Unifikimi i alfabetit në atë latin, përveç që lehtësoi aspektin gjuhësorë të të gjithë shqiptarëve, nga ana tjetër ndihmoi që kauza mbarëshqiptare për bashkëveprim kombëtarë të marrë një kahje më të zhvillueshme. Qindra delegatë e intelektualë, prej shtresave dhe botëkuptimeve të ndryshme, iu bashkangjitën karavanit i cili kishte për qëllim lehtësimin e ardhmërisë së fushës edukativo-arsimore të kombit tonë. Sa nga trojet përreth, aq edhe nga diaspora, me ndihmën e shumë atdhetarëve të pasur, u sakrifikua kohë, mund dhe dije nga çdonjëri prej tyre, vetëm e vetëm që ardhmërisë së kombit shqiptarë t’i lehtësohet rruga për arsimim-shkollim. Kongresi i Manastirit nuk është vetëm një kongres i thjeshtë dhe i një qëllimshëm, që është preokupuar vetëm me përcaktimin e një alfabeti unanim. Përkundrazi takimet e zhvilluara brenda atyre diteve mes figurave më të rëndësishme intelektuale të popullit tonë asokohe, kanë ndikuar edhe në projektimin dhe strategji-bërjen e politikave kombëtare. Diskutimet e ndryshme që ndërlidheshin me raportin e kombit tonë dhe rajonit përreth dhe parashtrimet e problemeve të cilat kombi ynë kishte filluar t’i hasë asokohe me faktorët e jashtëm, kanë qenë prej pikave të cilat janë diskutuar në atë kongres. “Unioni Studentor Shqiptar” shfrytëzon rastin që të gjithë kombit shqiptarë kudo që ndodhen në botë t’ua uron 111 vjetorin e kësaj ditë të rëndësishme, duke shpresuar që secili prej nesh, nga më i vogli deri tek më i madhi, nga mësimdhënësi deri tek kryetari, krejt bashkarisht t’a marrim mësimin e duhur sa i përket sakrificës për hir të diturisë, shkencës dhe nevojës për t’u arsimuar. Sakrifica e etërve tanë, që ne sot t’a kemi një gjuhë unifikuese përmes së cilës komunikojmë lehtësisht dhe i transferojmë njohurit dhe përvojat personale nga gjenerata në gjeneratë, është gjë që duhet vlerësuar me seriozitetin më të madh. Ata na e sollën alfabetin dhe gjuhën, ndërsa ne duhet t’ua dërgojmë gjeneratave të ardhshme shkencën, vetëdijen qytetëruese dhe dëshirën e dashurinë për kërkimin e diturisë. Kombet e mëdha dhe të fuqishme janë ato të cilat investojnë në ngritjen e vetëdijes për të pasur dashuri ndaj diturisë dhe shkencës! Hapet e para që na dërgojnë drejt tuneleve më të mistershme të shkencës dhe dijes, padyshim që fillojnë dhe kalojnë përmes mësimit të alfabetit! Urime kjo ditë të gjithëve!
Data 26.04.2024
Aktuale
- Krenar Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?
- Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit
- Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
- Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
- Sipërmarrësit e rinj në RMV u bëjnë thirrje partive për mbështetje më të madhe të sipërmarrësve të rinj
- Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
- Braun: Ndryshimi i Qeverisë në RMV ka shumë gjasa
- Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve