26 kallëzime penale për pronarët e kafeneve

26 kallëzime penale për pronarët e kafeneve

Që nga hapja e objekteve gastronomike deri më sot, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar 21 kallëzime penale, ndërsa 5 të tjera janë në proces. Si dhe 41 objekte gastronomike morën padi kundërvajtëse. Sanksionet janë për shkak të mosrespektimit të protokollit për punë në sektorin e gastronomisë. Ekziston hapësirë që disa prej rregullave të punës të përcaktuara nga Komisioni për sëmundje infektive të lehtësohen, por gjithçka varet nga mënyra se si do të jetë gjendja e personave të infektuar rishtazi, ose të shëruar nga koronavirusi.

“Nuk duam pas dy muaj e gjysmë objekte gastronomie të mbyllura dhe sërish të kemi masën e mbylljes, sidomos ndaj atyre që aspak nuk do i respektojnë protokollet- deklaroi Stojko Paunovski, Drejtor i Inspektoratit të tregut.

Alsat mëson se pas numrit të madh të reagimeve për identifikimin e mysafirëve në restorante dhe kafene nga ana e personelit, ky rregull do të ndryshohet. Problemet me të cilat ballafaqohen gastronomët në terren thonë se është detyrimi tarraca e lokalit të jetë e hapur nga tre anë dhe numri i mysafirëve që mund të ulen në një tavolinë. Deri tani kanë kthyer shumë mysafirë pasi ata nuk janë pajtuar të ulen vetëm dy persona në një tavolinë. Mundet katër persona, por vetëm nëse janë nga një familje.

Ile Petrevski