16 Tetor 2018 / 14:01
Mbi njëzet avokatë të të pandehurve për ngjarjet e 27 prillit u gjobitën me nga 1,000 euro dhe u larguan nga gjykimi. Gjykatësja Dobrila Kacarska ka vendosur për një veprim të tillë për shkak të reagimit të pales mbrojtëse se në ndërtesën e vjetër të gjykatës Penale nuk mjafton hapësira për 50 të pranishëm, pjesmarrës në ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit.
Duke patur parasysh se palës mbrojtëse u mohohet e drejta për t’i mbrojtur, të akuzuarit duhet të presin që Gjykata tu caktojë avokatët.
Prokurorja e lëndës theksoi se tendenca e avokatëve është diçka tjetër dhe nuk është pjesa për hapsirën mbrenda gjykatës, sepse edhe në të kaluarën gjykimet janë zhviluar në hapsirat e njejta.
Prokurorja Vilma Ruskovska nuk e komentoi lajmin për një marrëveshje të mundëshme për amnisti për të akuzuarit e 27 prillit sepse ky është një vendim politik.
Pas pushimit pritet të vendoset për rrjedhën e gjykimit ku duhet të dëshmojë dëshmitari i rrezikuar për ngjarjet e 27 Prillit.