31 August 2018 / 15:51
Për më shumë e katër orë, ministri i administratës ka dëshmuar para gjykatës për hyrjen e dhunshme në Kuvend vitin e kaluar. Mançevski pohoi se ka parë një person me armë i cili vazhdimisht është përqendruar tek Zoran Zaev. Ai ka shtuar se është goditur me gjësende të ndryshme, por se e kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Hyrjen e turmës e ka parë në ekranet e pres-qendrës dhe ka ndjekur, aq sa ka mundur, lëvizjen e personit të armatosur.
Bëhet fjalë për armë, që siç thash në paraqitjen time, këtë e përsërita edhe sot, ishte pjesë e turmës së madhe të njerëzve për të cilën më në fund sot u thirrëm si dëshmitarë që të tregojmë se çfarë ndodhi para një viti- dëshmoi Damjan Mançevski.
Avokatët e të akuzuarve tentonin të parashtrojnë pyetje të kryqëzuara. Pjesa më e madhe e tyre u refuzuan, ndërsa gjykatësja Dobrila Kacarska kërkoi që të përqendrohen dhe të mos e harxhojnë kohën pasi gjykimi do të vazhdojë deri në mesnatë. Pas një varg pyetjeve të refuzuara nga mbrojtja, Igor Jug personalisht e pyeti Mançevskin.
A mund të jetë shufër, hekur, kaçavidë apo thikë? Nëse aq shumë ju kanë goditur dhe me grusht ua kanë thyer hundën, tërë kohën keni marrë kërcënime ndaj fëmijëve tuaj, si keni mundur aq qartë të shihni se unë jam fokusuar tek Zoran Zaev. Si mundet që persona tjerë të afrohen tek ai dhe ta godasin e unë të mos mund ta likuidoj?- tha Igor Jug.
Edhe kjo pyetje u hodh poshtë nga gjykata pasi prokurorja Ruskovska u kyç në bisedë dhe tha se nuk bëhet fjalë për pyetje të kryqëzuara. Mançevski gjatë paraqitjes së tij tha se e ka ble ombrellën me të cilën është goditur.
Njëri nga turma mbi 40 minuta më godiste me ombrellë. Oferta e parë ishte 300 denarë të cilën nuk e pranoi, në fund e dha për 1000 denarë dhe u largua nga hapësira- u përgjigj Damjan Mançevski.
Mançevski është i pari në listën e dëshmitarëve, ndërsa tij sot do të dëshmojnë edhe deputetët Frosina Remenski, Ilia Nikollovski dhe Pavle Bogojevski.
Alsat