27 prilli, Ivanovi pranon se Josifoski ka qenë në VMRO

27 prilli, Ivanovi pranon se Josifoski ka qenë në VMRO

Në përpjekje për të hedhur poshtë dëshminë e të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit Aleksandër Vasilevski – Ninxha, presidenti Gjorge Ivanov e konfirmoi pjesërisht atë. Ai pranoi se shefi i kabinetit të tij Boris Josifoski, përpara se të thirret nga Ivanovi për të konstituuar urgjentisht kabinetin me 27 prill, ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Ivanov megjithatë hodhi poshtë të gjitha akuzat se ai dhe kabineti i tij kanë planifikuar të shpallin gjendje lufte duke thënë se nuk ka asnjë dëshmi për këtë. Këto akuza ai i cilësoi si presione ndaj tij për të hequr dorë nga refuzimi i Marrëveshjes për emrin. Ivanov në paraqitjen e tij posaçërisht për akuzat për 27 prillin, e mveshi me përgjegjësi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim për të gjitha krizat politike dhe të sigurisë në vitet e fundit. I pyetur se nëse është i njoftuar për zërat se po përgatitet arrestimi i tij, presidenti tha se gjithçka është e pritshme nga ky pushtet.

ALSAT

Loading…

TAGS