4 Janar 2019 / 10:06
Më 15 janar duhet të vazhdon gjykimi për 18 personat e akuzuar për rastin e “27 prillit” të cilët nuk janë amnistuar ose nuk kanë paraqitur kërkesë për amnisti.Në këtë rast gjithsej janë të akuzuar 33 persona kurse 15 prej tyre tashmë kanë shpëtuar falë Ligjit për amnisti.
Procesi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare dhe duhet të vazhdojë me fjalët përfundimtare. Kurse në bankën e të akuzuarve ngelen pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, eprori i MPB-së për aksione speciale Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqatat patriotike, si dhe 13 të akuzuar tjerë për të cilët u refuzuan kërkesat për amnisti.
Gjykata refuzoi kërkesat për amnisti për Aleksandar Vasilevskin Ninxha, Nikolla Mitrevski Koljo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski.
ALSAT
Loading…