7 Dhjetor 2018 / 22:30
Në emisionin “360 gradë” avokatja e mbrojtjes në rastin e 27 prillit Ruzhica Nikollovska theksoi se javën që vjen prosesi gjyqsor pritet të vazhdoj me paraqitjen e dëshmive të mbrojtjes, të disave nga të akuzuarve. Nikollovska e pyetur për mundësinë e rikualifikimin e rastit për një pjesë të të akuzuarve tha se një gjë e tillë është e mundur por që prapë Prokuroria do të marrë vendimin përfundimtarë.
Po, e tregova qëndrimin dhe do ta përsëris, personalisht si mbrojtje, avokat vlerësoj se nuk do të mundet të mbetet ashtu siç është ky kualifikim, së paku jo për të gjithë të akuzuarit në proces. Por, çfarë dhe si do të ndërmarrë prokuroria vërtetë nuk e di. Në përputhje me praktikën, po, na ka ndodhur në raste tjera prokurori në fjalët përfundimtare të kryejë rikualifikim. Kjo është e pakontestueshme se ndodhë”- u shpreh Ruzhica Nikolovska, avokate.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”, gjegjësisht për dhënie ndihmë gjatë kryerjes së asaj vepre.
Loading…